Plagosja me armë zjarri në Pejë, dy prokurorë dhe njësitë relevante në vendngjarje

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pejë. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes ndodhen dy prokurorë, së bashku me të gjitha njësitë relevante, të cilat po merren me hetimin e rastit. Sipas të njëjtave burime, plagosja dyshohet të ketë ndodhur pas…

Lajme

13/07/2026 23:40

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pejë.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes ndodhen dy prokurorë, së bashku me të gjitha njësitë relevante, të cilat po merren me hetimin e rastit.

Sipas të njëjtave burime, plagosja dyshohet të ketë ndodhur pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa për momentin nuk janë bërë të ditura rrethanat e incidentit apo gjendja shëndetësore e të plagosurit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës e ka konfirmuar për lajmi.net se rreth orës 22:36 ka pranuar informacion për një plagosje në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa autoritetet pritet të dalin me më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve të para hetimore. /Lajmi.net/