Zhduket një person nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmën e qytetarëve
Milazim Jaha, 44-vjeçar banor i fshatit Stagovë në Kaçanik, është raportuar i zhdukur. Familjarët e tij kanë konfirmuar rastin për Klankosova dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, ta ndajnë atë me familjen ose me Policinë e Kosovës. Për rastin është deklaruar edhe…
Lajme
Milazim Jaha, 44-vjeçar banor i fshatit Stagovë në Kaçanik, është raportuar i zhdukur.
Familjarët e tij kanë konfirmuar rastin për Klankosova dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, ta ndajnë atë me familjen ose me Policinë e Kosovës.
Për rastin është deklaruar edhe policia në Ferizaj.
Sipas zëdhënësit të policisë atje, Kanun Veseli, personi kishte dalë rreth orës 12:00 nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
“Më datën 12.07.2026, rreth orës 20:00, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një qytetare, e cila ka raportuar se bashkëshorti i saj, M.J., rreth orës 12:00 kishte dalë nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Ata kanë rreth dy muaj që jetojnë në Ferizaj, ndërsa bashkëshorti i saj vuan nga probleme shëndetësore që lidhen me humbjen e kujtesës, për çka dyshohet se nuk ka mundur ta mbajë mend adresën e banimit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Person i zhdukur”, deklaroi Veseli.
Ai tanimë është zhdukur që tre ditë, ndërsa familjarët bënë te ditur se Milazim Jaha vuan nga probleme shëndetësore.
Kushdo që ka informacione mund të kontaktojë në numrin e telefonit 049 579 436.