Të shtëna me armë zjarri në Pejë, një person mbetet i plagosur – Policia konfirmon rastin
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pejë. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, policia është njoftuar rreth orës 22:36 për një rast plagosjeje në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë. “Rreth orës 22:36 kemi pranuar informacion për një…
Lajme
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, policia është njoftuar rreth orës 22:36 për një rast plagosjeje në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë.
“Rreth orës 22:36 kemi pranuar informacion për një plagosje në rrugën ‘Mbreti Pirro’. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Gashi.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me gjendjen e personit të plagosur apo të dyshuarit. /Lajmi.net/