Vdes njeriu më i vjetër në botë, ja sa vjeçar ishte

Njeriu më i vjetër në botë, Bob Weighton, ka vdekur nga kanceri në moshën 112 vjeç.

Fun

28/05/2020 21:16

Weighton, nga Hampshire-i i Anglisë , u bë njeriu më i vjetër në botë në moshën 112-vjeç më shkurt të këtij viti, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Gjyshi në moshën 25 vjeçe i mbijetoi të dy luftërave botërore, pandemisë së gripit të vitit 1918, ngritjes dhe rënies së BRSS dhe jetoi në kohën e Internetit.

Ai vdiq nga tumori, pavarësisht se nuk kishte pirë kurrë duhan, sipas një deklarate të lëshuar nga familja e tij.

Njeriu më i vjetër në botë tani është 111-vjeçari Rumani Dumitru Comănescu, i cili do t’i mbushë 112 nëntor, sipas Librit të Ginesit. /Lajmi.net/