Vdes njëri nga avokatët më të njohur në Mitrovicë

Ka ndërruar jetë njëri nga avokatët më të njohur në rajonin e Mitrovicës, Zeqir Maxhuni.

Lajme

01/03/2021 09:57

Maxhuni ishte pjesë e Odës së Avokatëve të Kosovës, Dega në Mitrovicë.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, të bërë nga udhëheqësi i OAK në Mitrovicë, Vehbi Beqiri, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Me pikellim morem lajmin per vdekjen e shokut, kolegut tone av. Zeqir Maxhuni! I ndjeri ishte ndere avokatet e njohur ne regjionin tone.  Familjes, shokeve dhe kolegeve i shprehim ngushellime ne emer te Deges se OAK- Mitrovice!

I perjetshem kujtimi per te ndjerin!./Lajmi.net/