Vdes një person në Prishtinë disa ditë pasi u godit nga vetura
Një aksident i cili ka ndodhur para disa ditësh në Prishtinë, ka përfunduar me pasoja fatale. Këmbësori i cili u godit nga një veturë, ka vdekur gjatë ditës së djeshme. Bëhet fjalë për 70 vjeçarin, Nexhmi Osmani, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK. Lajmi i dhimbshëm u bë i ditur nga familjarët. “Për…
Lajme
Një aksident i cili ka ndodhur para disa ditësh në Prishtinë, ka përfunduar me pasoja fatale.
Këmbësori i cili u godit nga një veturë, ka vdekur gjatë ditës së djeshme.
Bëhet fjalë për 70 vjeçarin, Nexhmi Osmani, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK.
Lajmi i dhimbshëm u bë i ditur nga familjarët.
“Për shkak të procedurave ligjore që janë ende në zhvillim, koha e ceremonisë së varrimit nuk mund të komunikohet për momentin. Për hapat e mëtejshëm do t’ju njoftojmë posa të përfundojnë procedurat përkatëse”, thuhet në njoftimin e familjes.