Vdes një person në Bërnicë të Ulët, dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike
Policia e Kosovë ka raportuar për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmë në Bërnicë të Ulët të Prishtinës.
Lajme
Siç ka njoftuar policia, një person përderisa ishte duke punuar ne një shtylle elektrike , ka rënë ne kontakt me energjinë elektrike.
“Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ekipi i zjarrfikësve, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion. /Lajmi.net/