Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë
I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me inicialet L.S., ka vdekur sonte. Në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, theksohet se autoritetet përkatëse po hetojnë rrethanat e vdekjes, ndërsa autopsia do ta vërtetojë shkakun. Njoftimi i plotë: Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sonte, rreth orës 20:30, në…

Lajme
I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me inicialet L.S., ka vdekur sonte.
Në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, theksohet se autoritetet përkatëse po hetojnë rrethanat e vdekjes, ndërsa autopsia do ta vërtetojë shkakun.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sonte, rreth orës 20:30, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet L.S.
Pas marrjes së informatës, stafi korrektues dhe ai mjekësor kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa edhe ekipi i Emergjencës së Qytetit ka vazhduar me reanimim, por fatkeqësisht pa rezultat.
Aktualisht, ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme.
Autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë.