Vdes një grua në Pensilvania, u gjet e ngrirë në mes të borës
Stuhia e madhe e borës në Pensilvania të SHBA-së ka lënë të vdekur një grua.
Bota
Ajo raportohet se ishte larguar nga shtëpia rreth orës katër të mëngjesit, derisa disa orë më parë është gjetur e vdekur.
Patricia Becker besohej se kishte sëmundjen e Alzheimerit ndërsa për ta gjetur ishte mobilizuar policia e qytetit.
Ajo u gjet e vdekur nga hipotermia apo ulja e temperaturës rreth orës 09:40. Kjo thuhet të jetë viktima e parë nga stuhitë e fundit në Shtetet e Bashkuara.