Kurti takohet me Kryeministrin e Dukatit të Madh të Luksemburgut, e falenderon për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim bilateral me Kryeministrin e Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik Evropian (EPC). ZKM ka njoftuar se Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke veçuar sektorin e shëndetësisë dhe fusha të tjera kyçe të…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim bilateral me Kryeministrin e Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik Evropian (EPC).
ZKM ka njoftuar se Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke veçuar sektorin e shëndetësisë dhe fusha të tjera kyçe të zhvillimit.
Ai ka falënderuar për mbështetjen e fundit prej 50 milionë eurosh, që sipas tij dëshmon përkushtimin e Luksemburgut ndaj forcimit të kapaciteteve institucionale dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
“Bashkëbisedimi u përqendrua gjithashtu në zhvillimet aktuale politike dhe prioritetet strategjike të Kosovës në raport me integrimin evropian. Kryeministri në detyrë Kurti theksoi rëndësinë e avancimit të mëtejmë në këtë proces, përfshirë kërkesën e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe progresin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Në përmbyllje, Kryeministri në detyrë Kurti falënderoi homologun e tij për përkrahjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke riafirmuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe koordinimin në forume shumëpalëshe me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/