Ndryshim në Drejtorinë e Investimeve Kapitale në kryeqytet: Zyhrije Pllana pason Sokol Havollin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Zyfrije Pllana është emëruar në pozitën e Drejtoreshës së Investimeve Kapitale. Ai ka thënë se ajo ka marrë një rol të rëndësishëm në udhëheqjen dhe realizimin e projekteve zhvillimore. “Me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në Kryeqytet, znj. Pllana ka qenë pjesë e…

Lajme

04/05/2026 11:42

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Zyfrije Pllana është emëruar në pozitën e Drejtoreshës së Investimeve Kapitale.

Ai ka thënë se ajo ka marrë një rol të rëndësishëm në udhëheqjen dhe realizimin e projekteve zhvillimore.

“Me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në Kryeqytet, znj. Pllana ka qenë pjesë e proceseve kyçe institucionale, duke kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në shërbim të qytetarëve. Shprehim mirënjohje dhe besim të plotë në aftësitë e saj për të udhëhequr me sukses investimet kapitale dhe për të avancuar projektet me rëndësi strategjike”, ka shkruar Rama.

Ai e ka falenderuar drejtorin e mandatit të kaluar, Sokol Havollin për kontributin.

“Njëkohësisht, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për Sokol Havolli për kontributin e tij, përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë ushtrimit të kësaj detyre deri tani. I urojmë znj. Pllana suksese të vazhdueshme në këtë përgjegjësi të re, ndërsa z. Havollit i dëshirojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional”, ka shtuar Rama. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: