Vdes një 40 vjeçare në Gjonaj të Prizrenit, u godit me veturë nga një 28 vjeçar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Komunës së Prizrenit, ku për pasojë ka vdekur një këmbësore. 40 vjeçarja M.H nga Kabashi i Hasit, është goditur nga një veturë derisa po e kalonte rrugën. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili…

Lajme

02/09/2025 16:22

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Komunës së Prizrenit, ku për pasojë ka vdekur një këmbësore.

40 vjeçarja M.H nga Kabashi i Hasit, është goditur nga një veturë derisa po e kalonte rrugën.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se i dyshuari është 29 vjeçari me inicialet E.K.

I dyshuari është dorëzuar në Stacionin Policor të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren, ndërsa Policia bashë me Prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

“Me datë 02.09.2025, rreth orës 12:50, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një aksident trafiku në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit. Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se një këmbësore, M.H., rreth 40 vjeç, nga Kabashi i Hasit, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, pasi është goditur nga një veturë derisa ka qenë duke e kaluar rrugën. I dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident, është dorëzuar në Stacionin Policor të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmerr veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/