Vdes nëna e deputetit Xhavit Haliti: Nënë, do na mungosh pafund

Ka ndërruar jetë nëna e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, Mihane Haliti. Kjo është bërë e ditur nga vetë deputeti Haliti. Ai njoftoi se varrimi i të ndjerës do të bëhet të mërkurën në ora 15:00 në varrezat e fshatit Novosellë të Pejës, transmeton lajmi.net. “Të pikëlluar familja Haliti”. Postimi i plotë:…

Lajme

29/10/2024 10:13

Ka ndërruar jetë nëna e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, Mihane Haliti.

Kjo është bërë e ditur nga vetë deputeti Haliti.

Ai njoftoi se varrimi i të ndjerës do të bëhet të mërkurën në ora 15:00 në varrezat e fshatit Novosellë të Pejës, transmeton lajmi.net.

“Të pikëlluar familja Haliti”.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës sonë të dashur, Mihane Haliti.

Varrimi i nënës bëhet në varrezat e fshatit Novosellë të Pejës, të mërkurën, më 30 tetor, në ora 15:00.

Nënë, do na mungosh pafund. Gjithmonë do jesh në zemrat tona.

Të pikëlluar, familja Haliti./Lajmi.net/