Vdes në QKUK burri që u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur burri i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij në Zhur të Prizrenit. Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur më 5 qershor, ndërsa viktima ka ndërruar jetë…

Lajme

10/06/2023 10:25

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur burri i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij në Zhur të Prizrenit.

Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur më 5 qershor, ndërsa viktima ka ndërruar jetë të premten.

“Fsh. Zhur, Prizren 05.06.2023 – 18:30. Është raportuar se me datën 09.06.2023 rreth orës 13:30 viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij, ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.