Vdes në QKUK 26-vjeçari, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë në Malishevë
Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës 26-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij shtatzënë, ngjarje kjo që ndodhi më 23 gusht në fshatin Kërvasari të Malishevës. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës në Gjakovë. 26-vjeçari, i cili ishte bashkëshorti i viktimës, ishte duke u…
Lajme
Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës 26-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij shtatzënë, ngjarje kjo që ndodhi më 23 gusht në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës në Gjakovë.
26-vjeçari, i cili ishte bashkëshorti i viktimës, ishte duke u trajtuar në QKUK për plagët e marra nga arma e zjarrit. Pavarësisht trajtimit mjekësor, ai ka ndërruar jetë sot, më 27 gusht, rreth orës 17:15.
“I dyshuari në rastin e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’, e cila ka ndodhur më datë 23.08.2026, në fshatin Kërvasari, Komuna e Malishevës, sot, më 27.08.2026, rreth orës 17:15, ka ndërruar jetë”, tha Elezaj.
Rasti në Kërvasari kishte tronditur opinionin, ndërsa viktima ishte një grua shtatzënë, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj./lajmi.net/