Mot i nxehtë të premten, temperaturat arrijnë deri në 36 gradë Celsius
Të premten, më 28 gusht, vendi pritet të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, por me intervale vranësirash gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 36 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi…
Lajme
Të premten, më 28 gusht, vendi pritet të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, por me intervale vranësirash gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 36 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
Dita pritet të jetë e ngrohtë dhe kryesisht e qëndrueshme, me temperatura të larta sidomos gjatë orëve të pasdites./lajmi.net/