Vdes në moshën 94-vjeçare babai i miliarderit Bill Gates

William H. Gates, babi i miliarderit Bill Gates, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur familja e tij.

Auto & Tek

16/09/2020 11:26

Në njoftimin e familjes thuhet se avokati, filantropi dhe veterani i ushtrisë amerikane vdiq të hënën në shtëpinë e tij në Uashington pasi vuante nga sëmundja e Alzheimerit.

William u vlerësua për përkushtimin e tij të madh për barazinë ekonomike dhe shoqërore, duke theksuar se ai ishte përgjegjës për përpjekjet e para të fondacionit “Bill & Melinda Gates” për përmirësimin e shëndetit të njerëzve në mbarë botën, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

“Urtësia, zemërgjerësia, dhembshuria dhe përulësia e babait tim patën një ndikim të madh te njerëzit përreth botës”, shkroi Bill Gates në një letër kushtuar prindit të ndjerë.