Hoxhaj takon deputeten britanike Kearns në Berlin: Kosova është me fat që ka miq të tillë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar sot deputeten e Parlamentit britanik, Alicia Kearns, në kuadër të pjesëmarrjes në Berlin Foreign Policy Forum. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj e ka cilësuar Kearns si një mike të veçantë të Kosovës dhe një nga zërat e fuqishëm në…
Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar sot deputeten e Parlamentit britanik, Alicia Kearns, në kuadër të pjesëmarrjes në Berlin Foreign Policy Forum.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj e ka cilësuar Kearns si një mike të veçantë të Kosovës dhe një nga zërat e fuqishëm në mbështetje të vendit në arenën ndërkombëtare.
“Kënaqësi të takoja sot në Berlin Foreign Policy Forum, Alicia Kearns, deputete e Parlamentit britanik, një mike të veçantë të Kosovës dhe një zë të fuqishëm në mbështetje të vendit tonë, në Parlamentin britanik dhe kudo në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të deputetes britanike ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e miqve ndërkombëtarë të vendit.
“Kosova është me fat që ka miq të tillë!”, ka përfunduar Hoxhaj.