Vdes ndihmës menaxheri i infermierisë në New York pasi stafi vishte qese mbeturinash si pajisje mbrojtëse
Menaxheri i infermierisë në spitalin Mount Sinai West në New York, ku stafi u detyrua të vishte qese mbeturinash si pajisje mbrojtëse, vdes nga koronavirusi në moshën 48-vjeçare.
Fun
Kious Kelly, 48-vjeç, vdiq në spitalin Mount Sinai West në Manhattan të martën në mbrëmje, një javë pasi u pranua, testoi pozitivisht për koronavirus, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Kelly ishte një ndihmës menaxher i infermierisë në Mount Sinai West, i cili si spitalet e tjera në New York dhe gjetkë është goditur nga një mungesë urgjente e pajisjeve mbrojtëse personale siç janë maskat dhe fustanet e izolimit.
Një foto tronditëse e postuar në Facebook tregon tre infermiere të veshur me qese mbeturinash të zeza si fustane mbrojtëse.
New York, tani epiqendra amerikane e shpërthimit, ka të paktën 30.811 raste të konfirmuara, gati 18,000 vetëm në New York City. Numri i të vdekurve në mbarë vendin është afër 300. /Lajmi.net/
