Vdes ish-ushtari i UÇK-së Isat Tolaj
Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Isat Tolaj.

Lajme
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.
“I rëndë dhe i hidhur lajmi për vdekjen e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktivistit të AAK-së Isat Tolaj. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Tolaj , qytetarëve të Deçanit dhe gjithë atyre që e njohën Isatin. Do të kujtojmë gjithmonë!”.