Vdes ish-lojtari i NBA, Caleb Swanigan

Sport

21/06/2022 17:00

Ka vdekur në moshën 25-vjeçare basketbollisti amerikan i NBA, Caleb Swanigan.

Lajmin e konfirmuan shumë medie amerikane, transmeton lajmi.net.

Swanigan luajti për disa skuadra si Sacramento dhe Portland, duke u konsideruar si një basketbollist me të ardhme të ndritur.

Ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e lojtarit i përcolli edhe , Purdue Mens Basketball.

Ata e konsideruan si një gjeni lojtarin.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së Swaningan. /Lajmi.net/