Vdes i riu nga Malisheva në një aksident trafiku në Itali
21 vjeçari nga Malisheva Rilind Thaçi ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhur në mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes. Ai ka gjetur vdekjen teksa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij…
Lajme
21 vjeçari nga Malisheva Rilind Thaçi ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhur në mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes.
Ai ka gjetur vdekjen teksa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij 24 vjeçar, kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej Rilindi,
Gazeta italiane “Corriere del Vento” shkruan se Rilindi kishte mbetur i vdekur në vend dhe se asgjë s’mund të bëhej për të.
Ndërkohë kushëriri i tij që kishte qenë duke drejtuar veturën ka pësuar lëndime dhe është shtrirë në spital gjatë natës, duke u liruar nga spitali mëngjesin e sotëm.
Për vdekjen e Rilind Thaqit kanë njoftuar edhe familja e tij