Vdes një 54 vjeçar në vendin e tij të punës në Ferizaj, ra nga kati përdhes në bodrum

Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Ferizaj. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli. Ai ka thënë se një person i moshës 54 vjeçare, sot rreth orës 15:40 në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, gjatë punimeve ndërtimore është rrëzuar nga kati përdhes në…

Lajme

12/10/2026 16:48

Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se një person i moshës 54 vjeçare, sot rreth orës 15:40 në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, gjatë punimeve ndërtimore është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Në vend ngjarje kanë dalë, veç patrullës së stacionit edhe hetimet rajonale. Ndërsa janë njoftuar te dalin edhe inspetorët e punës. Për te gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/