Vdes i lënduari nga aksidenti në Kaçanik, ishte duke u trajtuar jashtë vendit

Ka vdekur një person, i cili ishte aksidentuar me 8 janar në fshatin Kovaqec, të Kaçanikut. 

Lajme

17/01/2021 10:03

Ai ishte duke u trajtuar në një spital jashtë vendit.

Aksidenti kishte ndodhur mesditën e 8 janarit, ndërkaq lëndime të rënda kishte pësuar një person.

Fsh. Kovaqec, Kaçanik (NN) 08.01.2021 – 12:37. Lidhur me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar, që ishte në tretman mjekësor në një spital jasht vendit, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/