Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas, mbështetësi i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Sot është shuar filozofi i njohur gjerman, Jürgen Habermas. Habermas ndër mendimtarët më të rëndësishëm të kohës sonë, mbrojti bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999. Një nga zërat më me ndikim të Gjermanisë shuhet. Filozofi dhe sociologu i njohur gjerman, Jürgen Habermas ndërroi jetë në Starnberg në moshën 96 vjeçare, njoftoi shtëpia botuese…

Bota

14/03/2026 16:44

Sot është shuar filozofi i njohur gjerman, Jürgen Habermas. Habermas ndër mendimtarët më të rëndësishëm të kohës sonë, mbrojti bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Një nga zërat më me ndikim të Gjermanisë shuhet. Filozofi dhe sociologu i njohur gjerman, Jürgen Habermas ndërroi jetë në Starnberg në moshën 96 vjeçare, njoftoi shtëpia botuese Suhrkamp për Agjencinë Gjermane të Shtypit, dpa duke iu referua familjes së tij.

Jürgen Habermas ishte ndër mendimtarët më të rëndësishëm të kohës sonë. Habermas gjithmonë prononcohej për çështjet politike të kohës. Ai mbrojti bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 ku theksoi se argumenton se askush nuk ka të drejtë t’i braktisë viktimat e t’i lerë te xhelatët e tyre.

“Kur nuk ka rrugë tjetër fqinjët demokratikë duhet të ndërhyjnë për ndihmë emergjence e legjitimizuar nga e drejta ndërkombëtare”, kishte deklaruar Habermas për “Die Zeit”, prill 1999.

Veprat e tij kryesore u shkruan në Frankfurt mbi Main, ku ai e filloi karrierën në vitet 1950 në Institutin për Kërkime Sociale nën Theodor W. Adornon. Në vitin 1961, ai mori profesurën në Marburg me veprën e tij “Transformimi Strukturor i Sferës Publike”. Pas disa vitesh në Universitetin e Heidelbergut, Habermas pasoi Max Horkheimer në vitin 1964 si Profesor i Filozofisë dhe Sociologjisë në Universitetin e Frankfurtit. Leksioni i tij i parë u bë libri “Dituria dhe Interesat Njerëzore” (1968). Gjatë revoltës studentore, Habermas ishte fillimisht mbështetës, por ai e hodhi poshtë radikalizimin e lëvizjes. Vitet e fundit filozofi i kaloi pranë Liqenin Starnberg./DW