Vdes aktori i famshëm Omar Sharif

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare aktori i 'Doctor Zhivago', Omar Sharif.

ShowBiz

10/07/2015 19:00

Omar Sharif, aktori egjiptian me origjinë libaneze u nda nga jeta në banesën e tij në Kairo në moshën 83 vjeçare, transmeton Lajmi.net.

Aktori njihet më së miri për rolin kryesor në film klasik “Doktor Zhivago” dhe “Lorenci i Arabisë” ku luante Sherif Ali në krah të Peter O’Toole.

Sharif fitoi çmime të shumta me këto role përfshirë disa “Golden Globe”, por nuk arriti të merrte një çmim Oscar edhepse ishte nominuar.

Omar Sharif prej kohësh vuante nga sëmundja e Alzheimer. (Lajmi.net)

omar-sharif