Vdes aktori Bob Hoskins

Aktori Bob Hoskins ka vdekur nga Pneumonia në moshën 71 vjeçare pasi ka hequr dorë nga aktrimi pas diagnostifikimin me sëmundjen e Parkinsonit.

ShowBiz

30/04/2014 16:39

Aktori i nominuar për Oskar, Bob Hoskins, ka vdekur në moshën 71 vjeçare, konfirmon agjenti i tij. Aktori ka vdekur nga Pneumonia 2 vjet pasi është diagnostifikua me sëmundjen e Parkinsonit, me ç’rast edhe ka hequr dorë nga aktrimi.

Familja e tij në një deklaratë ka lajmëruar se ai ka vdekur mbrëmjen e kaluar në spital, duke thënë se janë shumë të mërzitur.

Aktori është rritur në veri të Londrës dhe ka filluar karierën e tij në disa prezantime televizive.

Roli i tij i parë ka qenë në seritë e vitit 1978 ‘Pennys from Heaven’ ndërsa interpretimi në filmin ‘The Long Good Friday’ e ka bërë yll të filmit.

Në vitin 1987 është nominuar për çmim Oscar në rol kryesor, për filmin ‘Mona Lisa’, ndërsa po për këtë film ka fituar Golden Globe.

Ndër filmat e tij më të njohur janë ‘Who framed Roger Rabbit’ dhe Mr. Henderson Presents’ ndërsa roli i fundit ku aktori i ndjerë ka marrë pjesë ka qenë në filmin Hollywoodian të vitit 2012 ‘The Snoëhite and the Huntsman’.