Përleshje fizike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, eskalon seanca pas debatit për subvencionet sportive
Seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut ka eskaluar në përleshje fizike, pas një debati lidhur me subvencionimin e klubeve sportive. Fillimisht ka pasur përplasje verbale mes drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani, dhe asamblistit të PDK-së, Artan Berisha. Gjatë debatit, palët i janë drejtuar njëri-tjetrit me fjalët “Ti s’ke…
Lajme
Seanca e rregullt e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut ka eskaluar në përleshje fizike, pas një debati lidhur me subvencionimin e klubeve sportive.
Fillimisht ka pasur përplasje verbale mes drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani, dhe asamblistit të PDK-së, Artan Berisha.
Gjatë debatit, palët i janë drejtuar njëri-tjetrit me fjalët “Ti s’ke fytyrë”, ndërsa më pas drejtori Asllani i ka thënë Berishës: “Hajde jashtë”.
Pas këtij momenti, asamblistët e PDK-së kanë dalë nga salla e Kuvendit.
Ndërkohë, te dera e sallës ka ndodhur një përleshje fizike mes asamblistit Artan Berisha dhe Mon Nezirit, shoferit të kryetarit të Komunës, Faton Peci.
Derisa përplasja ka vazhduar edhe në korridorin e objektit të Kuvendit Komunal.
Rrethanat e plota të incidentit dhe nëse ka persona të lënduar nuk janë bërë të ditura deri më tani. /Lajmi.net/