Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Vdes 47-vjeçarja nga koronavirusi përpara se t’i thoshte lamtumirë fëmijëve të saj

23:50 | 5 Prill 2020

Një nënë e katër fëmijëve në Michigan vdiq nga koronavirusi para se të mund t’i thoshte lamtumirën fëmijëve të saj.

Laneeka Barksdale fillimisht besoi se po vuante një ftohje të zakonshme kur filloi të ndjehej e sëmurë në fillim të marsit, por një kollë e butë u shndërrua në ethe në 102 gradë, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Laneeka u shtrua në spital në 14 mars. Ajo vdiq nëntë ditë më vonë, pa i thënë lamtumirë familjes së saj. Miqtë dhe familja e Laneekas në rrjetet sociale kanë festuar mirësinë e saj dhe trashëgiminë që la pas në komunitet.

Me flokë të gjatë dhe të rrjedhshëm dhe një buzëqeshje që mund të ndriçonte një dhomë, disa miq e quajtën Laneeka mbretëresha e vallëzimit. /Lajmi.net/