Vdes 10-vjeçarja nga një aksident në Tiranë

Një dhjetë vjeçare ka vdekur këtë të diel si pasojë e një aksidenti që kanë ndodhur në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit, në Tiranë.

Lajme

17/01/2021 13:25

E mitura me iniciale A.P. ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit A.G. shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shkruan tch.