Vdekjet nga koronavirusi kalojnë mbi 400,000 në SHBA
Numri total i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA ka kaluar 400,000.
Bota
Sipas të dhënave të fundit nga universiteti “John Hopkins”, SHBA ka raportuar 400,022 vdekje dhe më shumë se 24 milionë raste me të infektuar, njofton Klan Kosova.
Numri i vdekjeve dhe rasteve në SHBA është më i madh se në çdo vend tjetër të botës.
Joe Biden dhe Kamala Harris kanë planifikuar një ngjarje për të martën vonë në Washington për të nderuar viktimat e COVID-19.
Presidenti i zgjedhur është zotuar se do të vaksinojë 100 milionë qytetarë në 100 ditët e para të qeverisjes.
Biden ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer muajin e kaluar duke thënë se e bëri në publik për të treguar se është “e sigurt për ta marrë”.