“Me Albin Kurtin na bashkoi Kosova” – Peci bëhet i ‘gjallë’, s’e çeli gojën për mos kandidimin e Osmanit nga VV-ja dhe për largimet nga Guxo

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, është bërë i ‘gjallë’. Ai ka shkruar në rrjete sociale për koalicionin me VV-në, duke theksuar se me Albin Kurtin e bashkoi Kosova. “Me Albin Kurtin na bashkoi Kosova. Nevoja që të ndalim projektet e ndarjes dhe copëtimit, për ta transformuar Kosovën në shtet me sovranitet.”, shkroi ndër të tjera…

Lajme

08/05/2026 12:11

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, është bërë i ‘gjallë’.

Ai ka shkruar në rrjete sociale për koalicionin me VV-në, duke theksuar se me Albin Kurtin e bashkoi Kosova.

“Me Albin Kurtin na bashkoi Kosova. Nevoja që të ndalim projektet e ndarjes dhe copëtimit, për ta transformuar Kosovën në shtet me sovranitet.”, shkroi ndër të tjera Peci.

Kryetari i Guxo kishte kohë që nuk kishte bërë ndonjë reagim politikë. Ai nuk u bë i ‘gjallë’ as për çështjen e Presidentit, as për përplasjet Kurti-Osmani dhe as për largimet e shumta nga partia e tij.

Postimi:

Me Albin Kurtin na bashkoi Kosova

Nevoja që të ndalim projektet e ndarjes dhe copëtimit, për ta transformuar Kosovën në shtet me sovranitet. Ajo për çka u bashkuam, nga kjo perspektivë, veçse u forcua.

Në këtë konstelacion forcash, jemi të palëkundur se me kë e shohim partneritetin për Kosovën.

Andaj, sot riafirmuam angazhimin dhe përkushtimin për Kosovën, duke nënshkruar koalicionin me VV, Alternativën dhe PSHDK-në.

Të palëkundur në parime, të palëkundur për Republikën e Kosovës.