Vdekja misterioze e biznesmenit austriak në Prishtinë, dyshohet se mund të jetë vrarë

Një biznesmen austriak u gjet i vdekur dje në njërin prej hoteleve të Prishtinës.

Lajme

15/06/2019 16:24

Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, por detajet e vetme ishin se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë teksa rasti është duke u hetuar, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe:

Shtetasi austriak gjendet i vdekur në një hotel në Prishtinë

E gjatë ditës së sotme, për këtë rast kanë shkruajtur edhe gazetat austriake.

“Krone Zeitung”, shkruan se biznismeni austriak u gjet i vdekur në njërin prej hoteleve më luksoze të Prishtinës, në suitën e tij.

Sipas burimeve të gazetës biznismeni i përket moshës 47 vjeçare.

Gernot J, personi i gjetur i vdekur vije nga Ëelsi në Austrinë veriore. I njëjti e kishte vizituar Kosovën disa herë për arsye biznesore.

Sipas gazetës, ai kishte pasur një takim me një partner tjetër të biznesit në hotelin ku u gjet i vdekur.

Nuk dihet nëse ata janë takuar, apo vdekja e tij lidhet me takimin që ai kishte pasur në Prishtin, shkruan më tutje gazeta austriake.

Menjëherë pas rastit, është urdhëruar autopsia e trupit të 47 vjeçarit, ndërsa sipas gazetës austrike nuk mund të përjashtohet fakti që në rast mund të ketë qenë e përfshirë edhe një palë e tretë.

Për këtë, ministria e Jashtme e Kosovës dhe ajo e Austrisë janë në kontakte të vazhdueshme teksa, rasti pritet të zbardhet pas autopsisë së trupit të pajetë./Lajmi.net/

Artikullin e gazetës austriake mund ta lexoni këtu.