Vdekja e të moshuarit në Fushë Kosovë, dyshohet se ra në hapësirën e dedikuar për ndërtimin e një ashensori
Policia ka konfirmuar vdekjen e një 77-vjeçari ditën e sotme në Fushë Kosovë. Ky rast është hapur edhe në polici si “hetim mbi vdekje”. Sipas Express viktima dyshohet se ka rënë në hapësirën e një objekti në ndërtim e sipër, e destinuar për ndërtimin e një ashensori. Policia ka deklaruar se “rasti është duke u…

Lajme
Policia ka konfirmuar vdekjen e një 77-vjeçari ditën e sotme në Fushë Kosovë. Ky rast është hapur edhe në polici si “hetim mbi vdekje”.
Sipas Express viktima dyshohet se ka rënë në hapësirën e një objekti në ndërtim e sipër, e destinuar për ndërtimin e një ashensori.
Policia ka deklaruar se “rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”.