Vdekja e Kobe Bryant – zbulohen detaje për pilotin që dyshohej se ishte nën ndikimin e drogës

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksidentin tragjik që i mori jetën Kobe Bryant.

Sport

16/05/2020 18:40

Më 26 janar të këtij viti, bota e basketbollit humbi një nga legjendat e saj, Kobe Bryant.

Një aksident me helikopter gjeti të vdekur Kobe Bryant dhe vajzën e tij (jo vetëm). Pas kësaj, kishte shumë dyshime se piloti ka qenë nën ndikimin e drogës.

Por, rezultatet e fundit të autopsisë, sipas ‘Sky.de’, bëjnë të ditur se piloti ka qenë i pastër, transmeton lajmi.net.

Trupi i tij nuk ka treguar shenja se ka pasur përdorim të ndonjë substance të palejuar.

Këto informacione janë marrë pas raportit toksikologjik, ku nuk janë gjetur shenja droge ose alkooli.

Në aksidentin në fjalë, tetë ishin viktimat që humbën jetën. /Lajmi.net/