Vazquez dhe Carvajal rikthehen në stërvitje, por mungojnë shtatë yje
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka nisur të mendojë për ndeshjen ndaj Valencias, në La Liga.
Sport
Dy yjet Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez ka nisur stërvitjet me skuadrën, që është lajm i mirë për teknikun francez, transmeton lajmi.net.
Por, Sergio Ramos, Alvaro Odriozola, Eder Militao, Marcelo, Fede Valverde, Eden Hazard dhe Rodrygo Goes shkaku i lëndimeve do mungojnë këtë vikend.
Toni Kroos gjithashtu do rikthehet me skuadrën, që mungoi në ndeshjen ndaj Getafes, ngase ishte i suspenduar.
Në stërvitjen e sotme, Reali punoi më shumë me lëvizjet dhe përgatitjet fizike.
Pas ndeshjes ndaj Valencias, Reali do të këtë një javë të lirë që të përgatiten për ndeshjen ndaj Atlantas në Ligën e Kampionëve.
Zidane shpreson që ta ketë Valverden gati për këtë ndeshje./Lajmi.net/