Vazhdon shitja online e biletave për ndeshjen Zvicër – Kosovë, tifozët dardanë ftohen të mbështesin ekipin

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se vazhdon shitja online e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës. Përballja do të zhvillohet më 5 shtator në stadiumin “St. Jakob Park” në Bazel, dhe të gjithë të interesuarit ende kanë mundësi…

Sport

03/09/2025 18:06

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se vazhdon shitja online e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Përballja do të zhvillohet më 5 shtator në stadiumin “St. Jakob Park” në Bazel, dhe të gjithë të interesuarit ende kanë mundësi të sigurojnë vendin e tyre për të ndjekur nga afër ekipin kombëtar dardan, raporton lajmi.net

“Mos e humb rastin, eja dhe mbështete Kombëtaren dardane nga afër!” – thuhet në njoftimin e FFK-së, e cila inkurajon diasporën dhe tifozët që të krijojnë një atmosferë sa më të zjarrtë në mbështetje të Kosovës./Lajmi.net/