Vazhdon përplasja, Conte – Ramos: Italiani nxehet keq
Antonio Conte e ka vazhduar përplasjen verbale me Sergio Ramosin.
Sport
Antonio Conte ka thënë se ku flasin për respektin, duhet të shikojnë se kush ka bërë më shumë, duke u adresuar te Sergio Ramos.
“Të gjithë duhet të edukohemi dhe të tregojmë respekt kur flasim për klubet tjera dhe për lojtarët e tjerë”, ka thënë fillimisht italian, përcjell “lajmi.net”.
“Kur mungon respekti, e gjitha fillon me akuza, andaj kjo është një gjë e ulët.
“Stafi im dhe unë kemi një kulturë dhe nuk mund të bëni shumë ndryshime kur ju shkoni në një klub të ri.
“Unë do të pres për sezonin e ri. Dua që gjërat të rrjedhin ngadalë dhe t’i shikojë mundësitë më të mira”, ka shtuar më tej Conte. /Lajmi.net/