​Vazhdon paraburgimi ndaj të dyshuarit për vrasjen në Lagjen e Romëve

Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit A.S.-së, i cili dyshohet për vrasjen e një personi në Lagjen e Romëve në Mitrovicë. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, ka konfirmuar për KosovaPress se ndaj të pandehurit është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj. “Paraburgimi sipas…

Lajme

02/09/2026 17:00

Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit A.S.-së, i cili dyshohet për vrasjen e një personi në Lagjen e Romëve në Mitrovicë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, ka konfirmuar për KosovaPress se ndaj të pandehurit është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj.

“Paraburgimi sipas këtij Aktvendimi, të pandehurit A.S., i llogaritet prej datës 25.08.2026 deri më datë 25.10.2026”, ka thënë Haxhaj

Ngjarja kishte ndodhur më 27 maj në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ku si pasojë e një sulmi me thikë një person kishte humbur jetën, ndërsa vëllai i tij kishte mbetur i plagosur.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte konfirmuar se viktima kishte pësuar plagë në pjesën e fytit nga një armë e ftohtë – thikë. I dyshuari ishte arrestuar menjëherë pas rastit dhe, me vendim të prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, ishte dërguar në mbajtje.