Bahri Hyseni zgjidhet Zëvendëskryeprokuror i Shtetit, ishte protagonist i përgjimeve të “Prontos”

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi. “Anëtarët e Këshillit Prokurorial zgjedhën prokurorin z.Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Zejnullah Gashi, për një mandat katër (4)-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një (1) mandat”, u tha në…

Lajme

02/09/2026 17:10

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

“Anëtarët e Këshillit Prokurorial zgjedhën prokurorin z.Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Zejnullah Gashi, për një mandat katër (4)-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një (1) mandat”, u tha në njoftimin e KPK’së pas mbledhjes së somte.

Bahri Hyseni ishte një nga protagonistët në afërën e përgjimeve të dosjes së njohur si “Pronto” kur në vitin 2016 u publikua përgjimi i Adem Grabovcit dhe të tjerëve rreth dyshimeve për kurdisjen e punësimeve në institucionet dhe ndërmarrjet publike.

Në këto përgjigme, Hyseni u bë i njohur për bisedën me Grabovcin kur këtij i thoshte për një pozitë në KOSTT se nuk kishte konkurruar.