Vazhdon aksioni, policia kryen operacion edhe në Gjilan

Policia e Kosovës, është duke zhvilluar një operacion edhe në Komunën e Gjilanit. 

Lajme

24/02/2021 10:39

Policia e Gjilanit e kontaktuar nga lajmi.net nuk ka dhënë detaje për këtë operacion, por kanë thënë se Policia po kryen operacione në lokacione të ndryshme.

Ndërkohën, Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një operacion në Ministrinë e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia Për Zhvillim të Bujqësisë, ku janë arrestuar katër persona në mesin e tyre edhe kreu i saj, Agim Nuha.

Marrje ryshfeti është vepra penale që dyshohet se përfshinë të arrestuarit.

Po ashtu policia është duke kryer operacione edhe në komunën e Istogut dhe lokacione të tjera. /Lajmi.net/