Vazhdon aksioni për peshën e bukës, furrtarët dorëzojnë 60 kërkesa për verifikimin e peshoreve

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), po vazhdon inspektimet në furrat e bukës në gjithë territorin e Kosovës. Aksioni, i nisur më 25 gusht, ka për qëllim kontrollimin e peshës së bukës dhe verifikimin e vlefshmërisë së peshoreve që përdoren nga furrtarët, me synim mbrojtjen…

Lajme

04/09/2026 15:30

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), po vazhdon inspektimet në furrat e bukës në gjithë territorin e Kosovës.

Aksioni, i nisur më 25 gusht, ka për qëllim kontrollimin e peshës së bukës dhe verifikimin e vlefshmërisë së peshoreve që përdoren nga furrtarët, me synim mbrojtjen e konsumatorëve nga parregullsitë në matje, raporton lajmi.net

Inspektimet kanë nisur në rajonin e Prishtinës dhe Fushë-Kosovës, ndërsa kontrolle janë zhvilluar edhe më 1 dhe 3 shtator.

Si pasojë e interesimit të shtuar të operatorëve ekonomikë, AMK ka pranuar 60 kërkesa nga furrtarët për verifikimin e peshoreve gjatë ditëve të fundit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe do të shtrihet në komuna të tjera të Kosovës.

AMK dhe IQMT u kanë bërë thirrje furrtarëve që të kryejnë me kohë verifikimin e peshoreve, të sigurojnë matje të sakta të produkteve dhe të respektojnë kërkesat ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve./Lajmi.net/