Vazhdojnë pushimet përrallore të çiftit Xhaka!
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj janë duke shijuar pushimet.
ShowBiz
Një nga ishujt e Afrikës Lindore, është destinacioni i tyre ku çifti Xhaka po vazhdojnë pushimet luksoze, shkruan lajmi net.
Përmes rrjeteve sociale keni mundësinë të shikoni imazhe dhe video të llojllojshme nga ana e tyre, ku shfaqen tejet të lumtur.
Kurse ajo që bënë përshtypje është edhe muzika popullore me të cilën shumë shpesh po argëtohen çifti shqiptar.
Ndryshe, ata javë më parë festuan edhe përvjetorin e parë të martesës. /Lajmi.net/