Vazhdojnë problemet për Tottenham, barazon ndaj Brentfordit

Tottenham ka ndarë pikët me Brentfordin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron 33 në Premier Ligë.

Sport

23/04/2022 20:30

Tottenham dhe Brentford janë ndarë baras 0:0 në ndeshjen e kësaj jave.

Ekipit të Antonio Contes iu deshën pikët e plota, pasi janë në garë për Top4 në Premier Ligë.

Përkundër që Tottenham kishin nevojë për fitore, ata nuk bënë asgjë që të arrinin, transmeton lajmi.net.

Ishte ekipi vendas që kërkoi më shumë golin, por nuk u treguan të saktë.

Pas këtij barazimi Tottenham qëndron në vendin e pestë me 58 pikë, ndërsa Brentfordi në pozitën e 11 me 40 pikë gjithsej./Lajmi.net/