Varrimi luksoz i gangsterit irlandez, me arkivol ari (Foto)

Ceremonia e varrimit e një gangsteri në Irlandë ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore, për faktin se ajo ishte tepër luksoze.

Bota

30/08/2014 23:38

Kreu i një bande të njohur si “Fat”, Andy Connors, u qëllua për vdekje gjatë një operacioni të gjerë policorë. Ai ishte një ndër njerëzit më të pasur dhe të pushtetshëm në Dublin.

Ajo që ranë sy ishte se ai u përcoll për në banesën e fundit në një arkivol prej ari, që kushtonte rreth 41 mijë dollarë.

Ai ishte drejtuesi i një bande vërtetë të gjerë që kishin në qendër grabitjet dhe prej kohësh ai kishte vënë një pasuri shumë të madhe.

Por, javën e kaluar u qëllua për vdekje me pesë plumba, në sy të gruas dhe fëmijëve.

Gjatë ceremonisë në kishë, familjarët thanë se nuk duan hakmarrje.

Policia është duke hetuar tri linja kryesore të hetimit.

Njëra është se ai u qëllua për vdekje nga IRA për refuzimin që të jap 40 mijë funta.

E dyta është se ai u vra nga një biznesmen i njohur i jugut të Dublinit, që kishte pastruar shuma të mëdha të hollash për të.

Dhe e treta është se ai u vra nga kriminelë të tjerë, pas një konflikti.

Ai gjithashtu, ishte edhe objektiv byrosë kriminale irlandeze e cila po punonte për të konfiskuar një pjesë të paligjshme të pasurisë së tij.

Connors kishte ndërtuar një rezidencë në periferi të Dublinit me vlerë 3 milion funta, e cila përfshinte edhe një pishinë të madhe.

Shtëpia shtrihej në një hapsirë prej 1.6 hektarë tokë.