Vapa në Egjipt, lë të vdekur 42 njerëz
Vala e të nxehtit përvëlues në Egjipt, ka lënë të vdekur 42 njerëz, duke përshirë edhe një qytetar gjerman.

Bota
Lindja e Mesme është goditur nga një valë përvëluese e të nxehtit, dhe vetëm këtë javë temperaturat kanë arritur deri në 45 grade celsius, transmeton Gazeta Blic. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se vetëm ditën e diele kanë vdekur 21 njerëz, ndërsa kanë dhënë informacion edhe për qytetarin gjerman, që jetonte në qytetin jugor të Luxorit, i cili për shkak të vapës së madhe ka ndërruar jetë të martën.