Van Gaal shpjegon pse Guardiola nuk mund të fitojë Ligën e Kampionëve

Pep Guardiola ka pasur një tjetër sezon të mirë me Manchester Cityn në Premierligë, ku fituan titullin për të dytin vit më radhë, me vetëm një pikë më shumë sesa Liverpool.

Sport

02/08/2019 14:53

Por, ajo që po shqetëson të tjerët, është mos suksesi në Ligën e Kampionëve i Guardiolas, si me Bayern Munich ashtu edhe me Manchester City.

Trajneri i pensionuar, Louis van Gaal, ka treguar arsyet e dështimit të Guardiolas në Ligën e Kampionëve.

“Fitimi i Premierligës për të dytën herë është fantastike. Guardiola ka fituar gjithçka që fitohet në Angli, por niveli i madh është Liga e Kampionëve. Ai nuk ka arritur ta fitojë atë as me Manchester Cityn as me Bayern Munich”, ka deklaruar Van Gaal, përcjell lajmi.net.

“Kjo është si pasojë e shqetësimit të tepërt në lidhjen me lojën e ekipit tuaj, duke mos u kujdesur për lojën e kundërshtarit tuaj”.

“Gjithmonë duhet të respektoni kundërshtarin tuaj. Guardiola dhe Ten Hag kanë ekipe me cilësi të larta në kampionatin vendas. Por kjo nuk vlen për Ligën e Kampionëve”./Lajmi.net/