Van Gaal: Messi është fajtori për dështimin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Ish trajneri i Barcelonës, Louis Van Gaal, beson se Lionel Messi është fajtori për dështimin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Sport

24/06/2019 14:15

Trajneri holandez beson se pasuesit e tij i kanë dhënë më shumë liri sesa duhet yllit argjentinas, duke insistuar se është Messi ai që duhet të adaptohet në skuadër.

Kësisoj, Messi mbeti në kuotën e katër trofeve evropian, duke mos arritur finalen e Ligës së Kampionëve që nga viti 2015, kur edhe fituan për herë të fundit.

“Mendoj se Messi duhet ta pyes vetën se si është e mundur që ai ka shkuar kaq gjatë pa fituar Ligën e Kampionëve” ka thënë Van Gaal, transmeton lajmi.net.

“Shikoni Barcelonën. Sa Liga të Kampionëve kanë fituar ata me njeriun që të gjithë thonë se është lojtari më i mirë në botë? Shikoni Neymar tek PSG. Sa Liga të Kampionëve ka fituar ai?”

“Ata kanë një skuadër prej 30 lojtarëve dhe besoj se Messi është ai që duhet të adaptohet, jo e kundërta” ka thënë ndër të tjerash Van Gaal.

Van Gaal kishte fituar dy La Liga radhazi kur ishte emëruar trajner i Barcelonës për herën e parë në vitin 1997. /Lajmi.net/