Van Gaal i lumtur me fitoren

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal është shprehur tejet i lumtur me fitoren që skuadra e tij e ka shënuar në ndeshjen e sotme kundër QPR-s.

Sport

14/09/2014 21:52

Van Gaal ka thënë se kjo fitore është një dhuratë shumë e mirë për gruan e tij, e cila sot ka ditëlindjen.

“Sot është ditëlindja e gruas timë dhe me këtë fitore ne i kemi dhënë një dhuratë shumë të mirë asaj”.

“Është çdo herë e vështirë të adaptohesh në Premier Ligë, por lojtarët e ri luajtën shumë mirë sot”.

“Kam thënë edhe para fillimit të takimit – Të bëjmë një start të mirë. Unë jam shumë i lumtur me fitoren dhe golat e shënuar në këtë takim”, tha Van Gaal pas ndeshjes.