Van Gaal: Goli i parë ishte skemë e përgatitur në stërvitje

Louis van Gaal është shprehur i lumtur me fitoren e Manchester United ndaj Liverpool dhe ka thënë se goli i parë ishte vendimtar në këtë ndeshje.

Sport

12/09/2015 22:01

Van Gaal ka zbuluar se goli i parë i shënuar nga United, ishte një skemë të cilën e kishin përsëritur shumë herë në stërvitje.

“Jam shumë i lumtur për golin e parë sepse e kemi praktikuar disa herë në stërvitje dhe tani po funksionon. Goli i parë e vendosi ndeshjen sepse ata pastaj duhej të na sulmonin duke na krijuar hapësira që të mund të shënonim më shumë”, ka thënë holandezi.

“Penaltia ishte fantastike dhe pastaj goli i Anthony Martial, jo edhe aq gol i keq mendoj. Ai bëri mirë. Ai shënoi një gol të mrekullueshëm dhe fizikisht ai mund të luajë në Premier Ligë”.